Spanja mbron Torresin: El Nino nuk preket
Hyrja e Lorentes në vend të Torresit në pjesën e dytë ndaj Portugalisë ishte një çelës suksesi për Spanjën. Por kundër Paraguait, titullar është sërish “El Nino”. E ka konfirmuar Del Boske: “Titullari është ai, ka ardhur këtu jo në formë të mirë, por ka luajtur 4 ndeshje, shumë minuta dhe po përmirësohet ndeshje pas ndeshje”. Ndaj Paraguait, që nuk është një kundërshtar i madh, Torresi do të kërkojë golin e zhbllokimit të tij.
#