E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wimbledon, nuk japin konferencë, gjobiten Williams

Një gjobë prej 8 mijë dollarësh për motrat Serena e Venus Williams. Dy motrat amerikane duhet të paguajnë për mosdhënien e një konference për shtyp në çerekfinalen e turneut të Wimbledon.

“Jam e shokuar. Nuk dija asgjë, zakonisht në takimet dopio nuk shkojmë në konferenca deri në çerekfinale”, është shprehur Serena, që nesër në mbrëmje, do të luajë në finalen kundër ruses Natalia Zvonareva.

Motrat amerikane kanë dalë në turneu në takimet çift, pas humbjes me Zvonareva dhe Vesnina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›