E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca zgjedh mes Sarkozy dhe Hollande

Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy

Në të gjithë Francën qendrat e votimit janë hapur që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa 44,5 milionë banorë me të drejtë vote do të përzgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm, në balotazhin midis Sarkozy dhe Hollande.

Në zgjedhjet që zhvillohen me dy raunde, socialisti Hollande e sheh veten përpara në sondazhe, por mbetet ende një shans i vogël për presidentin në fuqi, duke parë numrin e madh të të pavendosurve.

Në raundin e parë, Hollande fitoi 28,6% të votave, ndjekur nga 26,2% të Sarkozy.

Rritja e papunësisë dhe kriza e euros janë temat që kanë dominuar fushatën zgjedhore. Sarkozy pretendon se shmangu recesionin dhe se ka qenë në gjendje të mbajë një Francë të fuqishme dhe përcaktuese për fatet e kontinentit.

Rivali i tij përgjigjet duke argumentuar se vendi është në krizë të thellë dhe ka nevojë për ndryshim të menjëhershëm.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në 18:00, por në qytetet e mëdha orari i mbylljes është fiksuar 20:00. Ashtu si në raundin e parë, pritet një rekord pjesëmarrësish në këto zgjedhje. /indiatimes/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›