Greqi, zgjedhjet më vendimtare të 30 viteve

Zgjedhjet në Greqi, foto arkivi
Greqi, sot do të zhvillohen zgjedhjet më të rëndësishme të 30 viteve të fundit. Rreth 9 milionë grekë thirren të votojnë për të zgjedhur qeverinë e re që do menaxhoj krizën e rëndë ekonomike. Zgjedhjet e parakohshme të sotme konsiderohen si zgjedhjet më kritike të 30 vjetëve të fundit.
Zgjedhjet e parakohshme duket se do i jepet fund sundimit 30 vjeçar të dy partive të mëdha, PASOK dhe Demokracia e Re. Sipas sondazheve këto parti që të dyja bashkë nuk arrij të kapin as 45% të votave, sa për krijimin e maxhorancës. Këto parti po paguajnë koston politike të masave të rrepta ekonomike që morën dhe i shkaktuan kaq shumë dhimbje familjes mesatare greke.
Kutitë janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do mbyllen në 19,00 të mbasdites. Fiks në orën 19,00 do publikohen dhe exit-polet e parë. Sipas Ministrisë së Brendshme pritet që rreth orës 21,00 do shfaqen rezultatet e para zyrtare. /albanians/
Përgatiti: E.L