Franca zgjedh presidentin e parë socialist në 20 vjet

Franca do të ketë një udhëheqës të ri pasi socialisti, Francois Hollande, fitoi ndaj konservatorit Nikolas Sarkozi në zgjedhjet presidenciale.
Ndërkohë që janë numëruar shumica e votave të balotazhit të djeshëm, zoti Hollande ka fituar 52 përqind të votave, ndërsa zoti Sarkozi 48 përqind.
Mijëra përkrahës të Hollande u takuan dhe e përshërdetën atë jashtë pallatit të Bastijës në Paris dje. Hollande, i cili kundërshton shumë nga masat shtrënguese ekonomike në Francë, u tha pjesëmarrësve se ata janë më shumë se sa njerëz që kërkojnë ndryshime, ata përbëjnë një lëvizje që po shtrihet në gjithë Evropën.
Votuesit francezë duhet se ishin të zëmëruar me shkallën e lartë të papunësisë dhe nuk u përlqente stilli i ashpër politik i zotit Sarkozi. Presidenti Sarkozi tha se mbante përgjegjësi të plotë për humbjen.
Zoti Hollande do të jetë udhëheqësi i parë i krahut të majtë francez në rreth 20 vjetët e fundit.
Ndërkohë Presidenti i deritashëm i Francës, Nikolas Sarkozi, ka pranuar fitoren e rivalit socialist, Fransua Hollande.
"Franca ka president të ri të Republikës - kjo është zgjedhje demokratike. Fransua Hollande është presidenti i ri i Francës dhe ai duhet të respektohet", ka thënë Sarkozi.
Para mbështetësve të tij, Sarkozi ka thënë po ashtu se "mban përgjegjësinë për humbjen".
Sipas rezultateve paraprake të balotazhit të së dielës, Holland ka siguruar 52 për qind të votave, ndërsa në favor të Sarkozisë kanë qenë 48 për qind e tyre.