E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Armeni, fiton partia në pushtet

Komisioni Zgjedhor i Armenisë tha se nga votat e numëruara deri më tani në zgjedhjet parlamentare, Partia Republikane e presidentit Serzh Sarkisian ka fituar rreth 45 për qind të votave.

Komisioni tha se partia e re në këtë vend, Armenia Prosperuese, ka dalë e dyta me rreth 31 për qind.

Blloku opozitar është renditur i treti me më pak se 7 për qind, që është edhe pragu për të hyrë në parlament.

Opozita ka thënë se në zgjedhje janë vërejtur parregullsi dhe ka paralajmëruar protesta.

Vëzhguesit e OSBE-së ende nuk kanë dalë me vlerësimin e tyre për zgjedhjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›