E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët botërorë urojnë Hollande

Liderët botërorë kanë uruar socialistin Fransua Hollande për fitoren e tij në balotazhin që u mbajt të dielën në Francë.

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle e ka quajtur fitoren e Hollande “ngjarje historike” dhe ka thënë se të dy shtetet do të punojnë së bashku për të ndihmuar BE-në në reagimet ndaj krizës së borxhit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po ashtu e ka ftuar Hollande në Berlin për bisedime, pavarësisht disfatës së aleatit të saj të ngushtë, Nikolas Sarkozi.

Kryeministri britanik Dejvid Kameron po ashtu e ka uruar Hollande, duke u zotuar se do të punojnë së bashku për të forcuar lidhjet bilaterale.

Në thirrjen e përgëzimit, presidenti amerikan Barak Obama e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë Hollande, para samiteve të G8 dhe të NATO-s, që mbahen në këtë muaj në SHBA.

Edhe liderët spanjollë, italianë dhe kanadezë ishin të shpejtë në përgëzimin për presidentin e zgjedhur francez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›