Françeska e “BB5” provokime lesbike, zbulon pjesët intime
TIRANE- Françeska Jaçe, banorja e shumëpërfolur e “Big Brother 5”, vazhdon të tërheqë vëmendje me hiret e saj edhe tani kur ka kaluar më shumë se 1 vit nga dita që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Pasi u pa përgjatë gjithë verës në kopertinat e mediave rozë me foto në plazh, majë motorëve të ujit, e nën shoqërinë e disa djemve enigmatikë, bukuroshja e “Big Brother” ka vendosur të na mahnisë të gjithëve me një set mjaft provokues të realizuar nga fotografi i talentuar Juxhin Kurti. E nxehtë, seksi, joshëse...
Çdo epitet do t’i shkonte përshtat Françit në këto foto, ku ajo guxon duke prekur kufijtë e zbulimit të pjesëve intime. Në fakt, vetë modelja në një intervistë të para pak kohëve për “Bluetooth” është shprehur se do të udhëtonte drejt Italisë për të realizuar një set ‘topless’, por siç duket planet janë prishur dhe fotografin italian vajza simpatike ka vendosur ta zëvendësojë me Juxhin Kurtin, një fotograf i ri, por shumë i zoti. Veç fotove ku shfaqet vetëm, Françi ka pozuar edhe krah një shoqes së saj modele, për t’i shtuar edhe më shumë dozat e provokimit. Dy modele bashkë, nën bikini, dhe imagjinata pastaj nuk ka fre...
Ndaj që të mos fantazojmë më shumë, as ju e as ne, shijoni pa koment fotot e Françeskës dhe gjithçka më pas do t’ju duket më e bukur.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Françeska e “BB5” provokime lesbike, zbulon pjesët intime