E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishja e Stacionit te Trenit

Meqë treni nuk do kalojë më në stacionin e Tiranës, atëherë nuk ka pse duhen më shinat… 

Janë prej hekuri dhe të rënda për peshoret e grumbullimit të skrapit.., madje mund të jenë një dorë e mirë parash.., por nuk janë të këtij mendimi policët e rendit dhe ata të bashkisë së kryeqytetit.

Policia e Tiranës raportoi se Komisariati numër 3 ka arrestuar 14-vjeçarin Orjon Q., 15-vjeçarin Xhenis Q., dhe 2 16-vjeçarët  Erjol M. dhe Gentjan B., që të katër banorë të rrugës "Jordan Misja". 

Katër adoleshentëve u janë sekuestruar celësa papagall, leva dhe sasi hekuri që I kishin hequr nga hekurudha për t’I shitur. 

Burimet policore u shprehën se nuk do të lejojnë banorët që të heqin hekurat e hekurudhës, ndërsa nuk dihet destiacioni i tyre, tashmë që kanë dalë jashtë përdorimit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›