Francë, 4 milionë persona vuajnë nga vetmia
"Janë rezultate shumë shqetësuese", komenton përgjegjësja e fondacionit, Dominique Lemaistre. "Trajektoret profesionale janë gjithmonë e më shumë lineare. Sot shpërngulesh më shpesh. çiftet ndahen më shpesh. Rastet e shkatërrimit social janë më të shpeshta se më parë", shpjegon ajo.
Vetmia vazhdon të godasë mbi të gjitha të moshuarit. Rreth 15-16 për qind e moshave mbi 60 vjeç janë të vetmuar, por vetmia po përhapet gjithmonë e më shumë edhe te 40 dhe 50 vjeçarët, më të dobëtit përballë ngjarjeve traumatike si humbja e vendit të punës apo e prindërve. Por as të rinjtë nuk janë imunë, me një përqindje të vetmuarish që arrin në 3% për të gjitha moshat nën 35 vjeç.
Ajo çfarë provokon largimin e një personi nga shoqëria kryesisht (56%) është një humbje familjare, ndarje apo divorc, vdekja e bashkëshortit, por edhe largimi i fëmijëve nga shtëpia për motive studimi apo profesionale. Më pas ndjekin ata që largohen nga puna, për motive personale, pushimi apo pensioni (14%).