E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, Meta kërkon bashkëpunimin e opozitës

Sipas numrit dy të qeverisë, mungesa e bashkëpunimit kontribuon negativisht në ligje të caktuara. Opozita po kontribuon në mënyrë negative për ligje që i duhen biznesit, drejtësisë, duke shënuar një investim destruktiv", u shpreh Meta.

Kreu i politikës së jashtme shqiptare ritheksoi se nëse opozita do t’i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kriza politike do të ishte zgjidhur me kohë. Prononcimi i zotit Meta u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes me ambasadorin spanjoll Manuel Montobio, për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›