E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, 6 të vdekur nga zjarri në azilin e të moshuarve

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës një azil të moshuarish në Marsejë, duke shkaktuar vdekjen e 6 personave.
 

Flakët e zjarrit janë përhapur nga një dhomë në katin e tretë e më pas kanë kapluar të gjithë ndërtesën e institutit privat “Anemonët”.

Viktimat nuk kanë mundur të dalin jashtë ndertësës pasi fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje të lëvizte vetë.
 

Zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendngjarje vetëm 8 minuta pas telefonatës së parë. Pas ndërhyrjes ata deklaruan se mundën të shpëtonin 15 persona, 3 prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›