E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja Veriore kundër dritave të Krishtlindjeve në kufij

KORE- Koreja Veriore e ka paralajmëruar Korenë Jugore për pasoja të papritura nëse Seuli tregon drita të krishtlindjeve në afërsi të kufirit që i ndanë të dyja vendet.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë Jugore tha se ai është duke e konsideruar planin për të dekoruar një kullë në formë të pemës, me drita krishtlindjesh, një traditë që u braktis në vitin 2004, pasi të dyja vendet arritën një marrëveshje që ndalonte propagandat ndërkufitare.

Por; Seuli rifilloi ceremoninë dhjetorin e kaluar, në mes të tensioneve të rritura me Penjanin, raporton Europa e Lirë.

Faqja zyrtare e internetit në Korenë e Veriut e ka cilësuar planin si përpjekje të ligë për luftë psikologjike dhe ka premtuar se do të hakmerret në rast se dritat kthehen sërish.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›