E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, Hollande fiton edhe zgjedhjet parlamentare

François Hollande

Socialistët e Hollande kanë fituar 320 vende, të mjaftueshme për të siguruar shumicën në ansamble.

FRANCË – François Hollande mund të llogarisë një mazhorancë socialiste, pa qenë nevoja për partnerë për të zbatuar programin e saj. Kështu shprehet gazeta franceze Le Figaro mbi raundin final të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë. Partia Socialiste e Presidentit ka siguruar një mazhorancë të pastër prej 320 vendeve përkundrejt 220 vendeve që ka siguruar e djathta UMP+NC, duke siguruar shumicën në ansamblenë me 577 vende. Ndërkohë 19 vende ka fituar EELV dhe 10 vende Fronti i Majtë. Kjo fitore do ta ndihmojë Hollande për të ndërmarrë reformat kundër masave shtrënguese.

Sondazhet e publikuara, ende pa u mbyllur fushata, tregojnë se socialistët dhe aleatët e tyre janë drejt marrjes së kontrollit të Dhomës së Ulët në Ansamblenë Kombëtare. Hollande, i cili mundi në garën presidenciale, Nicola Sarkozy, iu ka kërkuar votuesve që ti japin shumicën e nevojshme, në mënyrë që Franca të orientojë krizën e borxheve në Evropë.

Sondazhet tregojnë se socialistët e Hollande do të marrin 287 deri në 330 vende, të cilat do të jenë të mjaftueshme për të siguruar shumicën në ansamblenë me 577 vende. Në raundin e parë, socialistët morën 46% të votave, ndërsa 34% shkuan për partinë e Sarkozy, UMP dhe aleatët e tij. Sipas parashikimeve, pritej që UMP të marrë 210 deri në 263 vende. Zgjedhjet në Francë janë lënë disi në hije për shkak të zgjedhjeve në Greqi, rezultati i të cilave mund të shkaktonte probleme në eurozonë.  /M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›