Greqi, fitojnë konservatorët. Me socialistët, mazhorancë pro-euro
ATHINË (ORA 21:00)
Tashmë fitorja është e qartë. Sipas gazetës italiane ‘La Repubblica’, partia Demokracia e Re kryeson me 30,5%, Syriza 27%, i treti Pasok-u me 12,85%. Bashkë me Pasok, formacioni i Samaras do të ketë numrat e duhur për të qeverisur me mazhorancë absolute. Në parlament hyjnë edhe indipendentistët, ekstremi i djathtë i Alba Dorata, e majta e moderuar e Dimar, komunistët e Kke. Kështu fiton euro në vend të dhramisë. Në Athinë po festohet.
Ora: 20:00
Kanë dalë exit pollet e para fill pas mbylljes së kutive të votimit në Greqi. Nëse të dhënat e para do të konfirmohen do të kemi një rezultat të ngushtë mes konservatorëve pro euro dhe të majtës radikale në Greqi, të dy, me sa duket deri tani, me thuajse 30%.
Ndërsa kancelarja Merkel nga ana e saj bëri thirrje: “Votoni për atë që zbaton marrëveshjet”, të parat exit polle po i japin një avantazh të lehtë të Demokracisë së Re (partia në favor të Memorandumit, marrëveshjes mbi masat e rrepta të parashikuara tek plani i shpëtimit prej 130 miliardë euro i trojkës Bce-Ue-Fmi) e Antonis Samaras (27,5-30,5%). Në vend të dytë, e majta ekstreme Syriza e Alexis Tsipras (27-30%), e cila do të mbetet në euro, por duke ritrajtuar paktet e imponuara. Ndërkohë që një televizion privat njofton avantazh të Syriza-s. Por kush fiton, ka një mazhorancë prej 50 deputetësh.
Në vend të tretë, socialistët (pro euro) të Evangelos Venizelos (10-12%). Të pavarurit grekë (6-7,5%), neonazistët e Alba Dorata sigurojnë vend në parlament (6-7,5%), e majta demokratike Dimar (5,5%), komunistët Kke (5-6%).
Sipas exit polleve: Demokracia e Re dhe Pasok kanë numrat e duhur për të qeverisur.
Ndërkohë që me këtë rast, një konferencë telefonike është mbajtur mes ministrave të Financës së BE.
Në pak orë Greqia po luan ndeshjen politike më delikate të historisë së saj moderne. Pasi rezultati mund të forcojë apo stabilizojë euron. Jo vetëm në Greqi, por në gjithë Eurozonën.
/M.A./
