E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Demokracia e Re fiton zgjedhjet parlamentare

ATHINE- Partitë pro paketës së shpëtimit financiar të Greqisë fituan me rezultat të ngushtë shumicën në zgjedhjet parlamentare dje, pas zgjedhjeve të përgjithëshme të muajit maj që nuk arritën në formimin e qeverisë.

E majta radikale që luftoi për vendin e parë, e pranoi humbjen, pasi llogaritjet zyrtare treguan se partia konservatore Demokracia e Re fitoi 29.5 përqind të votave; e majta radikale Syriza 27.1 përqind dhe partia socialiste PASOK 12.3 përqind.

Udhëheqësi i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, tha se populli grek votoi që Greqia të vazhdojë të qendrojë në strukturat evropiane dhe në eurozonë.
Në Ushington, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë, në të cilën thuhet se Presidenti Obama dhe udhëheqës të tjerë botërorë kanë theksuar se besojnë se është në interesin e të gjithëve që Greqia të mbetet në eurozonë, ndërkohë që do të respektojë edhe angazhimin e saj për reformat.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka qënë një nga kontribuesit kryesorë të dy paketave të shpërtimit financiar të Greqisë prej disa miliarda dollarësh. Ministri gjerman i Financave, Volfganf Schaeuble tha se nëse fitorja e Demokracisë së Re konfirmohet, Gjermania do ta konsideronte këtë rezultat si vendim të votuesve grekë  për tu angazhuar në zbarimin e reformave të thella ekonomike dhe financiare.
Demokracia e Re ka premtuar të rinegociojë  kushtet e paketës së masave shtrënguese ekonomike të Greqisë me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Exit-pollet: Demokracia e Re, përparësi ndaj Syriza

ATHINE- Exit-pollet në Greqi tregojnë se partia konservatore Dem

okracia e Re është në përparesi të vogël kundrejt partisë majtiste, Syriza.

Sipas të dhënave që transmeton agjencia Reuters, Demokracia e Re do të fitojë nga 27.5 për qind deri në 30.5 për qind të votave, ndërsa Syriza në mes të 27 dhe 30 për qind të votave.

Në vendin e tretë, exit-pollet e njëjta parashohin PASOK-un socialist me 10 deri në 12 për qind të votave, ndërsa 7.5 për qind të tyre u japin ultra-nacionalistëve.

Në Greqi sot janë mbajtur zgjedhjet e përsëritura parlamentare, pas dështimit të palëve për të formuar koalicionin qeveritar pas zgjedhjeve të 6 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›