Francë, Hollande zyrtarisht kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale
PARIS- François Hollande u caktua zyrtarisht sot kandidati socialist për zgjedhjet presidencilae të 2012 në Francë gjatë një konvente në Paris, përpara rreth 4 000 militantëve dhe simpatizantëve, gjashtë ditë pasi ka fituar zgjedhjet paraprake të partisë së tij.
"François Hollande u caktua zyrtarisht kandidati socialist dhe i Partisë radikale të majtë, një parti e vogël aleate me PS-në në zgjedhjet presidenciale të 2012", bëri të ditur Jean-Pierre Mignard, zëdhënës i Autoritetit të Lartë të zgjedhjeve paraprake, përpara një publiku të ekzaltuar.
Ai theksoi se François Hollande ka fituar turin e parë të zgjedhjeve paraprake 1 604 268 vota ose më shumë se 56 për qind të votave.
(d.b/BalkanWeb)