Itali, shqiptari operohet nga shpretka, i heqin dhe veshkën e shëndoshë
SAVONA-Udhëtoi nga Shqipëria drejt Italisë për tu operuar për një kist në shpretkë, por gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, kirurgu qe kreu operacionin, doktor Andrea Piccardo, i ka hequr edhe veshkën e majtë. E vetmja që i funksiononte, pasi veshka e djathtë ishte dëmtuar prej kohesh, duke e dënuar kështu pacientin shqiptar ti nënshtrohet për gjithë jetën dializës. Kjo do të zgjasë gjithnjë nëse gjatë muajve të ardhshëm nuk do të mund të ketë mundësine për t’iu nënshtruar një transplanti të veshkës, e cila mund të dhurohet vetëm nga ndonjë i afërm. Është ky rasti flagrant i neglizhncës mjekësore i ndodhur ditet e fundit ne savona te italise.
Operacioni është bërë mëngjesin e së mërkurës në një nga sallat e kirurgjisë të spitalit ‘San Paolo’. Por duhet thënë se pacienti, viktimë e këtij episodi, një shtetas shqiptar 45 vjec, është ndjekur nga ekipi i spitalit, Cairo Montenotte, i cili drejtohet pikerisht nga mjeku Andrea Piccardo.
Përtej përgjegjësive të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore dhe ndoshta nga sistemi gjyqësor, mbetet fakti se nga e merkura 45 vjecar shqiptar i cili erdhi në Itali për tiu nënshkruar operacionit duhet tani që gjatë gjithë jetës së tij të kryejë dializën. 45- vjecari i cili në Shqipëri ishte artizan, vuante nga një kist në shpretkë i shkaktuar nga një infeksion që transmetohet të njeriu nga kafshët. Duket se gjatë operacionit, i cili konsiderohej i rrezikshëm, është shfaqur nevoja për të hequr shpretkën dhe një pjesë të pankreasit, i cili ndodhet mbi veshkën e majtë. E në këtë pikë është e vështirë të thuhet nëse heqja e veshkës ishte e paevitueshme ose ka qenë një gabim i ekipit që kreu ndërhyrjen kirurgjikale. Familjarët kanë denoncuar për sa ndodhi në drejtorinë e spitalit duke kërkuar me detaje të hollesishme për c’ka ndodhi në sallën e operacionit, ose në të kundërt ata kanë kërcënuar se do i drejtohen organeve të drejtesise.
Historia ka tronditur stukturat mjekësore jo vetëm në Savona. ‘Kam kryer këtë ndërhyrje në bashkëpunim me urologët”- thekson Andrea Piccardo duke shtuar se “ishte një operacion i suksesshëm”.
(d.b/News24/BalkanWeb)