Vlorë, bllokohen 2 autovetura të vjedhura në Serbi dhe Bosnje
VLORË-Policia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi sot dy autovetura, të cilat ishin vjedhur në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë dhe ishin trafikuar në Shqipëri në periudha të ndryshme kohore.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se në kuadrin e operacionit "Vjeshta 2011" u bllokuan një autoveturë "AUDI" A6, me targa TR 0538 T dhe "Mercedes-Benz" 250 D, me targa VL 5844 C, të cilat pas verifikimeve të kryera në INTERPOL rezultuan të vjedhura respektivisht në Bosnje Hercegovinë në datë 16 tetor 2000 dhe në Serbi në datë 27 prill 1998.
Burimet saktësuan se në bashkëpunim me INTERPOL dhe EUROPOL po punohet për zbulimin e mënyrave dhe rrugëve për trafikimin e automjeteve të vjedhura dhe më pas të trafikuara në Shqipëri.
Pak ditë më parë, në kuadrin e këtij operacioni, u bllokuan dhe sekuestruan 4 autovetura, njera prej të cilave ishte vjedhur po në Bosnje Hercegovinë.
(d.b/BalkanWeb)