Bursat, aplikimet deri më 4 Nëntor
TIRANË- Të gjithë nxënësit dhe studentët e interesuar për të përfituar bursë nga shteti, duhet të aplikojnë deri më 4 nëntor.
Bashkia e Tiranës ka publikuar procedurat dhe kriteret që duhen për trajtimin me bursë shtetërore të nxënësve dhe studentëve për vitin shkollor 2011-2012.
Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social informon se Bashkia e Tiranës, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.526, datë 20.07.2011 "Për kuotat financiare të ushqimit në mensa dhe konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve dhe të studentëve, në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2011 – 2012”, do të shqyrtojë kërkesat e të gjithë nxënësve dhe studentëve, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për të përfituar bursë shtetërore.
(d.b/BalkanWeb)