E Diel, 1 Nëntor 2026

Xola, gjoba lojtarëve që s’flasin anglisht

ANGLI - Gjuha angleze është një argument i ndjeshëm në Britaninë e Madhe. Si mund të harrohen kritikat e pamëshirshme të shtypit britanik ndaj Fabio Kapelos, pasi ky i fundit e fliste me vështirësi gjuhën angleze? Madje, mediat kanë fajësuar pikërisht komunikimin për dështimin në Botërorin e Afrikës së Jugut. Duke parë këtë, Xhanfranko Xola, trajneri italian i Uotfordit, ka vendosur një rregull të çuditshëm në skuadrën e tij.

Ai ka vendosur një rregull të ri, sipas të cilit, të gjithë futbollistët duhet të flasin anglisht. “Në të kundërt, gjobat do të jenë të kripura”, ka thënë tekniku italian. Ajo që e ka shtyrë Xolën të ndërmarrë një nisme të tjerë është për shkak të barrierave të mëdha linguistike tek Uotfordi.

Kjo skuadër vjen nga tre humbje radhazi dhe për Xolën, një pjesë e fajit lidhet me mungesën e komunikimit. “Futbollistët do të kenë një periudhë kohe në dispozicion për të mësuar gjuhën e tyre, - ka thënë ai. – Pas kësaj periudhe, ai që nuk mëson, do të gjobitet”, shton Xola.

(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›