Francë, Marine Le Pen: Entuziazmohem nga kritikat e BE
Paris - Marine Le Pen, liderja e ekstremit të djathtë, reagon pas deklaratave të Merkel e Barroso.
E renditur e treta në raundin e parë të zgjedhjeve franceze, përfaqësuesja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen, u shpreh e inkurajuar nga kritikat që mori prej Bashkimit Europian.
Duke grumbulluar pothuajse 20% të votave, e përzgjedhur nga një në pesë francezë, Le Pen ka ringjallur lëvizjen ultranacionaliste, që u duk se perëndoi pas rënies që pësoi në zgjedhjet e 2007, kur pas arritjes deri në balotazh përballë Chirac në 2002, lideri historik i së djathtës ekstreme, babai i Marine, Jean-Marie le Pen, grumbulloi vetëm 11% të votave.
Renditja e treta dhe paraqitja edhe më e mirë se sa ishte parashikuar nga sondazhet, bëri që kancelarja Gjermane, Angela Merkel dhe kryetari i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ashtu sikurse shumë eurodeputetë e politikanë europianë, të paralajmëronin nga rreziku që vjen nga përkrahja e lëvizjeve populiste dhe nacionaliste, në kohën kur ecet për të forcuar gjithmonë e më shumë lidhjet e një Europe të bashkuar.
Në një kundërpërgjigje të menjëhershme në rrjetin kombëtar “France 2”, Marine Le Pen u shpreh: “Jam e entuziasmuar nga kritikat që kam marrë nga liderët europianë, sepse kjo tregon pikërisht që po shkohet drejt një federalizmi europian, që po humbet identitetin e kombeve”.
Në reagimin për rezultatin e zgjedhjeve, Le Pen, përpara se të duartrokiste të gjithë mbështetësit e saj për votat, deklaroi: “Ky rezultat i Frontit Kombëtar është një lajm i mirë për Francën. Është një lajm i mirë për të gjithë, pasi Franca është rikthyer”.
(ar.si/BalkanWeb)