E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, takohen Berisha e Nano

Një ditë para fluturimit në SHBA, kryeministri Berisha është takuar dhe ka shkëmbyer një bisedë me Fatos Nanon.

Në takimin Berisha - Nano, të pranishëm kanë qenë ministri i transporteve, Sokol Olldashi e ministri i kulturës, Aldo Bumçi.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe këshilltari për kulturën i kryeministrit Berisha, Neritan Ceka.

Sot, kryeministri Berisha fluturon në SHBA në kuadër të një vizite disaditore. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›