E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, Sarkozi mohon marrëveshjen me Le Pen: Do marr votat e 18%-shit që votoi Frontin

25-04-2012 / Gazeta 55

Presidenti francez nuk i konsideron votuesit e Le Pen si ekstremistë të djathtë, ndërsa shprehet i sigurtë se raundin e ardhshëm ky 18%-sh do jetë “pro” partisë së tij

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka përjashtuar mundësinë për të bërë marrëveshje zgjedhore me Frontin Kombëtar.
“Nuk do të ketë marrëveshje me Frontin Kombëtar” - tha ai për radion “France Info”.
Pas humbjes në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Sarkozi duhet të fitojë tek votat e ekstremit të djathtë për balotazhin e 6 majit. Më shumë se 18 % të votave të së dielës u morën nga Marine Le Pen duke e renditur atë të tretën pas presidentit, Nikolas Sarkozi, i cili morri 27.1 % të votave. “Ne duhet të flasim me 18% të atyre që votuan Le Pen”, tha Sarkozi.
“Unë nuk e konsideroj këtë përqindje si njerëzit me ide të ekstremit të djathtë” – u shpreh presidenti francez .
Një sfidë e fortë për Sarkozinë u cilësuan votat e së dielës dhe ashtu sikurse kishin paralajmëruar sondazhet ai humbi përballë kandidatit socialist.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›