E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlin, Meta merr pjesë në Konferencën Ekonomike të Burimeve Natyrore

TIRANË - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndodhet në Berlin, ku merr pjesë si i ftuar i veçantë në Konferencën Ekonomike të Burimeve Natyrore, të organizuar në Bundestag, Parlamentin Gjerman.

Konferenca u fokusua në sigurinë e burimeve natyrore për Gjermaninë dhe për Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në vizionin dhe politikat e hartuara nga BE, për forcimin e partneriteteve me vende në zhvillim, që ofrojnë burime natyrore dhe lëndë të para.

Konferencën e përshëndeti edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila u përqëndrua në fjalën e saj në hapjen e tregut gjerman për vendet me burime natyrore, me qëllim ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm për të siguruar rritjen ekonomike për të dy palët.

Në këtë kuadër ajo përshëndeti iniciativën e Bashkimit Evropian për Burimet Natyrore dhe theksoi se Gjermania është e interesuar që BE të funksionojë si një bllok i bashkuar për të operuar me efikasitet në një situatë të re konkurueshmërie në botë. 

Në konferencë morën pjesë edhe personalitete të tjera politike si z. Antonio Tajani, Zv. President i Komisionit Evropian, si dhe shumë parlamentarë dhe përfaqësues të biznesit në Gjermani.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›