E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ bashkëpunim me përmbaruesit privatë për të mbledhur borxhet

TIRANE - Kompania CEZ Shpërndarje po bashkëpunon me përmbaruesit privatë për të mbledhur borxhet që kanë qytetarët, për shkak të mospagimit të faturave të energjisë.

“Deri tani është kontraktuar me disa shoqëri përmbarimore private, të cilëve u janë shpërndarë qindra raste, vendime gjykatash, urdhër ekzekutimi për përmbushjen e detyrimeve nëpërmjet forcës shtrënguese të ligjit për ti arkëtuar këto detyrime. Normalisht që një procedurë ekzekutimi të fillojë nga ana e një përmbaruesi duhet të plotësohen disa akte ligjore, që të ekzistojë një urdhër ekzekutimi, pra vendim gjykate, duhet të vendosim në dispozicion titujt ekzekutiv, faturat dhe tarifën e shërbimit.”- shpjegon juristja e kompanisë CEZ.

Përfaqësuesit e CEZ shpjegojnë se edhe ndaj qytetarëve debitorë kompania tregon tolerancë, duke iu dhënë atyre mundësi që të paguajnë borxhin me këste.
Nga të dhënat e CEZ rezulton se aktualisht janë në proces përmbarimi 1300 raste me një shumë që arrin në 1.7 miliardë lekë.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: CEZ bashkëpunim me përmbaruesit privatë për të mbledhur borxhet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›