E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimet, Murdoch përsëri para një komisioni hetimor

LONDËR - Manjati i mediave, Rupert Murdoch u paraqit sot në mëngjes para një komisioni hetimor britanik për t'u shprehur për çështjen e përgjimeve, një ditë pas audicionit të të birit, James, që u konsiderua tepër e turpshme për qeverinë.

Pronari i grupit, "News Corp", i cili mbërriti rreth orës 10:00 të mëngjesit, i zhytur për disa muaj në këtë skandal të zhurmshëm, duhej të dëshmonte gjithë ditën dhe mbase nesër, para komisionit për mediat përgjegjëse për të hedhur dritë mbi këtë çështje dhe për të shqyrtuar praktikat e shtypit.
Rreth tetëdhjetëvjeçari duhej t'i përgjigjej tashmë gjatë pyetjeve kundrejt tij, drejtpërsëdrejti në televizion, gjatë një seance fillestare të gjatë në muajin korrik, para një komisioni parlamentar kësaj rradhe.

Atëherë ai ndërmori spastrimin e çdo përgjegjësie të përgjimeve, që praktikoi në shkallë të gjerë me një nga tabloidët e tij të mëparshëm.
Shfaqja e të birit, James, dje, ishte rasti i shpalljeve të turpshme për marrëdhëniet mes, "News Corp" dhe konservatorëve në pushtet në Britaninë e Madhe, saqë disa gazeta britanike titulloheshin sot në mëngjes "Hakmarrja e Murdochëve".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›