E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Sarkozi nis premtimet e fushatës elektorale

Presidenti francez, Nikollas Sarkozi e ka filluar fushatën e tij për rizgjedhje, duke paralajmëruar kundërshtimin e martesës së të njëjtës gjini dhe eutanazinë.

Në një intervistë për mediat vendase Sarkozi hodhi poshtë planet e rivalit të tij socialist, Fransua Holland, për lejimin e personave të jashtëm që të votojnë në zgjedhjet lokale, ndërsa ka propozuar mbajtjen e referendumit për kufizimin e të drejtave për përfitime të të papunëve.

Ai e ka portretizuar vetveten si mbrojtës të vlerave tradicionale në kohën e ndryshimeve.

Pritet që zyrtarisht presidenti aktual francez të shpallë kandidimin e tij për rizgjedhje në ditët në vazhdim. Ndërkohë zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në muajin prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›