Londër, dënohen 9 persona për komplot terrorist
Një gjyqtar britanik i ka dënuar 9 persona me burg për komplot në krijimin e një kampi terrorist për trajnim dhe për bombardim të bursës londineze LSE.Të gjithë të dënuarit, që janë me shtetësi britanike por me origjinë nga Pakistani dhe Bangladeshi, e kanë pranuar fajësinë.Katër prej tyre kanë pranuar se kanë planifikuar montimin e një bombë në LSE, ndërsa tre të tjerë kanë pranuar akuzat më të vogla. Dënimi i tyre varion nga 5 deri në 16 vjet burg.Tre të dënuar të tjerë kanë pranuar se kanë planifikuar krijimin e kampit terrorist për stërvitje në Pakistan. Atyre u janë dhënë dënime të pakufizuara, megjithatë supozohet se rrezikojnë të paktën tetë vjet burg. Të nëntë personat ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2010.