E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia e shqetësuar nga fluturimi i aeroplanëve luftarakë rusë

Ministria e mbrojtjes së Rusisë tha se dy bombardues strategjikë janë kthyer nga baza në Siberi, pas 16 orë patrullë mbi ujërat ndërkombëtarë, në veri të Japonisë.

Raportohet se kjo patrullë ka shkaktuar shqetësim, kështu që forcat ajrore japoneze dhe jugkoreane, kanë dërguar aeroplanët luftarakë F-15 dhe F-16 për të monitoruar misionin.

Zyrtarët thanë se në misionin patrullues ishin të involvuar dy aeroplanë rusë me kapacitet atomik strategjik, të tipit Tu-95MS, disa aeroplanë përcjellës, dhe dy tankerë fluturues Ilushin. Rusia patrullon në këtë rajonqë nga viti 2007. Ky mision rus u bë pasi Japonia më 7 shkurt e shënoi Ditën e Territoreve Veriore, duke bërë thirrje për kthimin e Ujëdhesave Kurile kontestuese, që mbahen nga Rusia, prej Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër, 9 shkurti është përvjetori i fundosjes së luftanijes ruse Varjag, gjatë luftës ruso-japoneze, më 1904-05.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›