E Diel, 1 Nëntor 2026

Karzai dënon ashpër sulmet e NATO-s në Afganistan

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka dënuar ashpër sulmin ajror të NATO-s, nga i cili u vranë të paktën tetë fëmijë, në pjesën lindore të këtij vendi. Sipas zyrës së presidentit Karzai në lidhje me këtë incident ka filluar një hetim i hollësishëm.
 

Incidenti ndodhi të mërkurën në fshatin Gejava, në provincën Kapisa. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Uilliems, e ka konfirmuar incidentin, duke thënë se aleanca po heton rrethanat e ngjarjes.
 

Viktimat civile, për shkak të sulmeve ajrore të NATO-s, janë një çështje serioze në mosmarrëveshjet ndërmjet presidentit Karzai dhe koalicionit ndërkombëtar në Afganistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›