E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Sarkozy njofton rikandidimin për postin e presidentit

PARIS- Presidenti francez, Nicolas Sarkozy deklaroi sot kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Francë, gjatë një interviste në stacionin televiziv francez, TF1.

"Po, jam kandidat për president'', deklaroi Sarkozy, i zgjedhur president në vitin 2007 dhe që po kërkon një mandat të dytë pesëvjeçar presidencial.

Edhe pse kanë ngelur vetëm 68 ditë deri në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kreu i Elizesë Nikolas Sarkozi duket se nuk gëzon mbështetje të gjërë përballë kandidatit socialist Fransua Holond.

Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 22 Prill.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›