E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke bllokon 1 ton hashash me destinacion Shqipërinë

SARANDË - Një supergomone e ngarkuar më rreth 1 ton hashash dhe me destinacion Shqipërinë është bllokuar nga ana e policisë greke gjatë një operacioni të kryer mbrëmjen e djeshme.

Policia e Sarandës bën me dije se suopergominia 11 metra e gjatë dhe me dy motorrë nga 350 kubik, e ngarkuar me 1 ton hashash, u bllokua në plazhin e quajtur “Riza Antirio”, pranë qytetit të Patrës (Greqi).

Burime të policisë së Sarandës saktësuan se drejtuesi i mjetit detar ka tentuar dy herë të hyjë në ujërat territoriale shqiptare, por policia kufitare, në bashkëpunim me policinë greke, kanë nisur një aksion të përbashkët për ndalimin e trafikantëve
.
“Kur gomonia është futur në brendësi të ujrave të Korfuzit (Greqi), në drejtim të jugut të ishullit, në ndjekje të saj është vënë edhe policia e Lefkadhës”, specifikon policia, duke shtuar se pas disa orë ndjekje gomonia është gjetur e braktisur në Patra.

Blutë e qytetit bregdetar  bënë me dije  se drejtuesi ka braktisur supergomonen për t’i shpëtuar ndalimit, ndërsa gjatë kontrolli u bllokua edhe një armë zjarri automatike e tipit Kallashnikov.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›