E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi- Kapet gomonia me 1 ton drogë, vinte nga Shqipëria

Greqi- Një ton drogë është sekuestruar pasditen e sotme nga rojet bregdetare greke. Kjo përbën dhe sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë në shtetin Helen.

Droga ndodhej në një gomone dhe bëhet e ditur se vinte nga Shqipëria.

Sipas policisë greke, forcat special e kanë vëshguar gomonen që në momentin që kaloi kufirin. Sipas tyre gomonia ka kaluar në pjesën mes Korfuzit dhe Gumenicës, dhe më pas i është drejtuar plazhit në afërsi të Patrës, ku do të bëhej dhe shkarkimi i lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Gomonia ishte 11 metra e gjatë, drejtohej nga dy motorë me nga 350 kuaj fuqi secili, ndërkohë është sekuestruar 1000 kg drogë dhe një automatik i tipit Kallashnikov.

Ndërsa në bregdet janë arrestuar katër persona, të cilët po prisnin ngarkesën, tre prej të cilëve janë shqiptarë

Drejtuesi i gomones, bën të ditur policia, është hedhur në det dhe ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Zjarr ndaj policisë, trafikantët braktisin 337 kg drogë Tre trafikantë droge janë përleshur me policinë greke mbrëmë në...
  2. Itali, ndalohet maunia me 200 kg mariuanë vinte nga Shqipëria ROME- Katër shqiptarë dhe 3 italianë janë arrestuar sot teksa...
  3. Greqi, ndalohet shqiptari me 44 kg drogë Greqi -Policia greke ka mundur të sekuestrojë 44.1kg lëndë narkotike...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›