Francë/ Serbët braktisin fjalimin e Mesiç për pavarësinë e Kosovës
Pjesëmarrësit serbë të Shkollës Verore të Demokracisë në Strasburg, kanë braktisur fjalimin e presidentit kroat Stipe Mesiç, kur ky i fundit ka folur për pavarësinë e Kosovës si realitet.
Siç bën të ditur agjencia kroate Hina, e cila bazohet në burime pranë delegacionit kroat serbët nga Serbia, Mali i Zi, Republika Serbe e Bosnjës, por edhe nga Kosova kanë braktisur takimin në Strasburg, të organizuar nga Këshilli i Evropës, kur presidenti kroat në mes të tjerash ka thënë se Kosova sot është realitet, të cilin e ka pranuar Kroacia.
Mesiç, ndër të tjera ka thënë se, edhe nëse nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës. "Serbia duhet të mundësojë bashkëpunimin rajonal dhe jo ta pengojë atë", fjalë të cilat kanë bërë që serbët, në mesin e të cilëve kishte gazetarë, përfaqësues të partive politike dhe ekonomistë, të braktisnin këtë takim.
Mesiq ka thënë se i vjen keq që serbët u larguan, duke vlerësuar se duhet të qëndronin dhe të diskutonin për këtë çështje.