E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë/ Sondazhi: 57% kundër rikandidimit të Sarkozy

Rreth 57 përqind e francezëve nuk duan që presidenti francez Nicolas Sarkozy të rikandidojë për një mandat të dytë në Elize në 2012-ën. Përfundimin e ka nxjerrë një sondazh i të përditshmes "France-Soir".
I këtij mendimi është rreth një e katërta e simpatizantëve të Ump, partia e Sarkozy.
32 përqind e të intervistuarve janë pro një mandati të dytë, ndërsa 11 përqind nuk prononcohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›