E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi/ Sulmet në metro, mediat kritikojnë televizionin shtetëror

Mediat ruse kanë kritikuar televizionin shtetëror për ngathtësinë në mbulimin e sulmeve vetëvrasëse në metronë e Moskës.
E përditshmja e pavarur "Kommersant" shkroi se "për një orë, kanalet televizive as që raportuan gjë për shpërthimet në metro".
Një gazetë në internet shkroi se "televizioni e anashkaloi sulmin terroist".
Ndërkohë që agjensitë e lajmeve dhe radiot e dhanë lajmin 20 minuta pas sulmit të parë, asnjëri nga tre kanalet kryesore televizive nuk e ndëpreu programin e rregullt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›