E Diel, 1 Nëntor 2026

Koret raciste greke, Topi bisede me Ivanov: Incidenti, rast i izoluar

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë ka shprehur keqardhe për thirrjet raciste greke ndaj vendeve fqinje sic janë Shqipëria e Greqia. Për incidentin në Athinë, Ivanov ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me kolegun e tij shqiptar Bamir Topin. Lajmi publikohet në agjencitë maqedonase.

Presidenti Topi i bëri të dituar Presidentit Ivanov se e vlerëson si një ngjarje të izoluar, e cila nuk prek kurrësesi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe e konsideron atë si një çështje të tejkaluar, i bindur se marrëdheniet mes vendeve tona po zhvillohen gjithnjë e më mirë në funksion të interesave të përbashkëta. Presidenti Topi ka vlerësuar ndjesën e autoriteteve greke për ngjarjen duke ndarë sjelljen e disa individëve nga sjellja institucionale. Presidenti Topi vlerëson se marrëdhëniet në rajonin ballkanik nuk duhet të influencohen nga ngjarje të izoluara.

Ndersa Presidenti i Maqedonisë vlerëson se nuk janë të mjaftueshme vetëm shkarkimet e përgjegjësve të thirrjeve antishqiptare dhe antimaqedonase në paradën ushtarake në Athinë, por duhet ndryshime në qasjen e Greqisë ndaj fqinjëve.
“Me të vërtetë kjo më brengos, përshkak se në këtë kohë, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, akoma ka pjesëtarë të forcave të sigurisë të cilët shprehin gjuhën e urrejtjes”, deklaroi sot Ivanov.

“Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që para kreut shetëror të Greqisë, përfaqësuesit e forcave të sigurisë shprehin urrejtje. Është bregosës fakti se kësaj here janë lënduar ndjenjat edhe të maqedonasve dhe shqiptarëve. Pikërishtë për këtë dje biseduam me presidentin shqiptar Bamir Topi dhe shprehëm brengosjen për këtë që po ndodhë”. deklaroi Ivanov.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›