France Te dielen raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale
Neser ne France zhvillohet raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale nderkohe qe rivali socialist Fransua Olande pritet te fitoje ndaj presidentit Nikolas Sarkozi. Anketat me te fundit te opinionit tregojne se Presidenti Sarkozi e ka ngushtuar dallimin me rivalin socialist por megjithate zoti Olande pritet te fitoje.
Gjate 5 vjeteve ne detyre Presidenti Sarkozi eshte kritikuar per menyren se si e ka trajtuar ekonomine e vendit. Por gjate nje manifestimi ne diten e fundit te fushates dje Presidenti u perpoq te ishte optimist ndersa u beri thirrje votuesve ne pjesen perendimore te vendit qe te marrin pjese ne zgjedhje.
Franca nuk ka te drejte te beje gabime. Secili prej nesh ka njev endim per te marre. Ata qe nuk votojne do te lejojne qe te tjeret te vendosin per ta. Ata qe votojne do te vendosin me frymen dhe ndergjegjen e tyre por ata nuk duhet te lejojne te tjeret te vendosin per ta.
Zoti Olande eshte nje politikan veteran i cili ka kryesuar partine Partine Socialiste per disa vjet por nuk ka mbajtur ndonjehere post te larte qeveritar. Dje ishte dita e fundit e fushates per te dy kandidatet.
Mos mendoni se problemet tuaja do te zhduken menjehere me largimin e presidentit aktual. Jo ne do te na duhet te punojne se bashku. Une nuk mund tu zhgenjej dhe kjo eshte arsyeja qe nuk u kam premtuar asgje gjate kesaj fushate qe nuk mund ta permbush. Ju nuk do te zhgenjeheni nuk do te harroheni ju do te mbroheni dhe do te respektoheni sepse fuqia juaj do te pasqyrohet ne respektin qe do te keni per presidentin e ardhshem dhe kryetari i ardhshem i shtetit do te respektoje secilin prej jush dhe kete do ta bejme se bashku ne 6 maj. Rrofte Republika e Frances u tha ai perkrahesve te tij.
Kandidati presidencial socialist siguroi njemmbeshtetje te rendesishme te enjten kur ish kandidati centrist Fransua Bajhu tha se do te votonte per te. Zoti Bajhu fitoi 9 per qind te votave ne raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar.
Nderkohe udheheqesja e te djathtes ekstreme Marin Le Pen e cila zuri vendin e trete ne ate raund zgjedhjesh tha se nuk do te mbeshtese asnjerin prej dy kandidateve.
Ne nje debat televiziv te merkuren zoti Olande dhe presidenti Sarkozi akuzuan njeri tjetrin se kane genjyer gjate replikave lidhur me politikat ekonomike. Gjate fushates zoti Olande ka fajesuar presidentin per papunesine prej 10 per qind te Frances dhe ka bere thirrje per ndryshime te rrenjesishme drejt permiresimit te gjendjes financiare te vendit.