E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney fillon punen per perzgjedhjen e kandidatit per nenpresident

Ish guvernatori i shtetit Massachusets Mitt Romney ka filluar punen per gjetjen e njeriut qe do te kandidoje per postin e zevendes presidentit ne zgjedhjet e nentorit. Vendimi pritet te behet i ditur para konventes kombetare te Partise Republikane ne Tampa te shtetit Florida ne fund te muajit gusht.

Tani qe numri i rivaleve republikane eshte reduktuar ne vetem nje kandidat Mitt Romney duket se eshte ne rrugen drejt emerimit te partise si kandidat presidencial nderkohe qe po e perqendron fushaten tek presidenti Barack Obama.

Ketij njeriu i kane shterruar idete dhe justifikimet dhe ne do te bejme qe ai te largohet tha zoti Romney.

Vendimi i pare i rendesishem per Romnin do te jete perzgjedhja e zevendes presidentit dhe njeri prej njerezve ne listen e tij eshte senatori Marco Rubio i Florides.

Zoti Rubio thote se do te ishte i kenaqur po ti kerkohej por pergjigja e tij eshte jo.

Jam i kenaqur me punen ne Senat.

Nuk dua te behem nenpresident tani ose ne te ardhmen. Zoti Romney nuk do te me kerkoje sepse ai e di pergjigjen time.

Mes kandidateve te mundshem jane edhe ligjvenesi Paul Ryan nga Wisconson dhe guvernatori i New Jersey-it Chris Christie. Ky fundit ka thene se nuk eshte i interesuar.

Ai e di qe nuk kam deshire te jem zevendes president i Shteteve te Bashkuara.

Zgjedhja e Romney-it eshte e rendesishme thote Ken Duberstein ish shef i stafit te presidentit Reagan.

Zgjedhja e kandidatit per zevendes president gjykohet nga amerikanet si vendimi i pare i rendesishem i kandidatit presidencial.

Kater vite me pare vendimi i republikanit John McCain per zgjedhjen e guvernatores se Alaskes Sarah Palin e demtoi ate mes votuesve te pavarur dicka qe Romney do te mundohet ta menjanoje.

Duke patur parasysh 2008-ten zoti Romney mendoj se do te zgjedhe dike qe te gjithe do ta gjykojne se eshte i gateshem te behet president menjehere. Nese zgjedh dike qe eshte nje hap larg presidentit ai njeri duhet te jete i pergatitur qe te jete president qe diten e pare.

Historikisht kandidatet per zevendes president nuk jane faktore te rendesishem ne zgjedhjet presidenciale. Por ofrojne avantazhe te vogla thote analisti Rhodes Cook.

Mund te jete e rendesishme ndoshta per te fituar ndonje shtet ne zgjedhje. Nese eshte dikush qe sjell mbeshtetjen e nje shteti te rendesishem si Florida Ohio apo Michigan atehere ka rendesi.

Zoti Romney pritet te siguroje votat e nevojshme per emerimin e Partise Republikane ne qershor por kerkimi i kandidatit per zevendes president pritet te zgjase me shume.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›