Presidenti Obama fillon zyrtarisht fushaten

Presidenti Barak Obama fillon sot zyrtarisht fushaten e tij per nje mandat te dyte ne detyre.
Presidenti dhe Zonja e Pare Michelle Obama do te marrin pjese ne tubime ne shtetet Ohajo dhe Virxhinia.
Zoti Obama ka perpara nje beteje te veshtire ne nje klime politike te polarizuar nga papunesia dhe rritja e dobet ekonomike. Problemet ekonomike qe ai trashegoi dhe qe eshte perpjekur te zgjidhe gjate kohes ne detyre tani do te diktojne fatin e tij ne zgjedhjet e nentorit.
Presidenti tha sot ne fjalimin e tij te perjavshem se rimekembja nga kriza me e rende qe nga Depresioni i Madh eshte nje pune qe kerkon kohe.