E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, alarm për bombë në kullën Eifel

PARIS- Alarm për bombë në kullën Eifel. Policia franceze ka nisur menjëherë evakuimin e turistëve nga kulla Eifel, pas këtij alarmi për bombë. Lajmi bëhet publik nga agjenca italiane e lajmeve Ansa, e cila i referohet rrëfimit të një gazetari të saj të ndodhur pikërisht në vendngjarje.

Turistët të alarmuar nga alarmi nuk kanë zbritur si zakonisht nga ashensori por kanë zbritur nga shkallët e monumentit më të vizutuar në Paris. Në ndërtesë qendron vetëm skuadra anti-bombë që po kryen kontrollet.

Pasi kanë zbritur nga kulla, turistët janë paralajmëruar të qendrojnë larg këmbëve të kullës, ndërsa policia ka vendosur një kordon sigurie përreth monumentit me një rreze prej disa qindra metrash.

Kujtojmë se Franca bën pjesë në koalicionin Perëndimor që po sulmon forcat e Gadafit në Libi. Ky i fundit ka paralajmëruar koalicionin se do të pendohen për ndërhyrjen ushtarake.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›