E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, një person në gjendje të rëndë përplaset nga kamioni

ELBASAN- Një tjetër ngjarje e rëndë në Elbasan. Një 44- vjecar është përplasur nga një kamion në fshatin Gostime.

Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme, në aksin Elbasan-Gramsh. 44-vjecari Viktor Shani është përplasur nga një mjet kamion me targa të Elbasanit 5377 B, ndërsa ishte duke levizur me një bicikletë.

Kamioni drejtohej nga 35-vjecari Shpëtim Hoxha. Përplasja ka shkaktuar plagë të rënda në trupin e 44-vjecarit Shani, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave e kamionit, ndërsa është vënë në pranga drejtuesi i tij. 

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›