Falen taksat. Berisha fton opoziten te votoje ligjin

Ligji i ri i amnistise fal te gjitha detyrimet e prapambetura, ku përfituesi kryesor eshte qytetari. Me kete koment te projektit te hartuar qe pritet te shkoje ne parlament per votim kryeministri i vendit, ne mbledhjen e rradhes se qeverise specifikoi kategorite qe perfitojne dhe tarifat qe duhet te paguajne per to. (UPDATE)
”Të gjitha pronat e paluajtshme të parregjistruara do të mund të rregjistrojnë në vlerën e tyre të vërtetë dhe të mos paguajnë tarifën e sotme që është 10%. Tani ato do paguajnë gjithse1%. Përfiton biznesi. Në mënyrë të qartë falen të gjitha taksat, tatimet e qytetarëve të papaguara, gjobat dhe interesat. Të gjitha bizneset e parregjistruara, biznesi i vogël i parregjistruar i cili rregjistrohet dhe paguan tarifën 3%. Falen sigurimet shoqërore. Falen kompanitë me bilance jo të përshtatshme. U jepet mundësia të bëjnë rivlerësimin e plotë të pasurive të tyre në bilance kundrejt një tarife 6%. Pra, bëhet një amnistim i madh” tha Berisha.
Kryeministri ritheksoi edhe faljen e faturave te energjise elektrike, deri kur KESH ka qene shteterore detyrime te cilat ne total kapin shifren:“rreth 400 milionë dollarë. Janë borxhe të konsumatorëve familjarë” tha Berisha.
Kreu i qeverise ftoi opoziten te votoje ligjin e amnistise nga ana e opozites, ligj qe kerkon 84 vota. Nese opozita nuk jep voten per kete amnisti te gjere, kryeministri parashtoi:“përndryshe ne do të detyrohemi të ofrojmë një falje e cila nuk kap spektrin e amnistisë. Është më e ngushtë. Përfiton kryesisht dhe tërësisht biznesi i vogël. Përfitojnë qytetarët. Përjashtohet biznesi i madh në disa aspekte, por amnistia është aministi”.
Ligji i amnistisë për faljen e detyrimeve të prapambetura kap periudhën deri në 31 dhjetor të vitit 2010.
Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 23 mars 2011 )