Shalsi: Duam të shohim listat, Teliti:I keni marrë elektronikisht
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart ka qënë sot në njësinë bashkiake nr. 8, së bashku me një grup qytetarësh, ku ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për të parë listat zgjedhësve me qëllimin për të parë nëse në to është shtuar ndonjë emër i ri.
“Kemi ardhur sot për t”i kërkuar kryetarit të njësisë nr. 8, të na japë një informacion se c’ndodh pas datës 8 Mars. Ju të gjithë e dini që data 8 Mars ishte afati i fundit i ndryshimit në listat e zgjedhësve, nuk dimë c’bëhet, kërkojmë të informohemi se kush janë ata që kanë ardhur, a do të pasqyrohen në lista apo do të mbahen larg sic e kërkon ligji, kjo është arsyeja që ne do të këmbëngulim për këtë informacion”,- deklaroi Shalsi.
Menjëherë pas kësaj kërkese vjen edhe përgjigjeja nga drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile Armand Teliti.
Sipas tij listat përfundimtare janë konsoliduar dhe cdo parti ka marrë elektronikisht listat që ka kërkuar. “Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ju bën me dije se në bazë të nenit 57 të kodit zgjedhor është e detyruar të vërë në dispozicion subjekteve zgjedhore, lisat paraprake dhe listat përfundimtare. Sqarojmë se kodi zgjedhor nuk e njeh konceptin e listës paraprake të përditësuar, por vetëm listë paraprake dhe përfundimtare. Cdo parti që ka paraqitur kërkesë për listat e ka marrë atë në formatin elektronik të kërkuar”,- tha Teliti.
Teliti bëri përgjegjës Ramën për listat e Tiranës.“Listat e zgjedhësve nuk prodhohen në nivel qendror, nuk korigjohen në nivel qendror porn ë nivel lokal dhe përgjegjës për këtë janë punonjësit e gjendjes civile në zyrat locale të njësive bashkiake të Tiranës. Në këtë kuadër Zoti Edi Rama si kryetari bashkisë është përgjegjës për listat e Tiranës”,- theksoi më tej Teliti
(m.a/BalkanWeb)