E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Elbasan: Të fitojmë kohën e humbur për integrimin

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në konferencën zgjedhore të LRI-së në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Meta shpalosi prioritet e LSI-së për mbështetjen e rinisë, arsimit, punësimit por edhe profesionalizmit. Sipas tij, një tjetër hap i rëndësishëm do të ishte rifitimi i kohës së humbur në rrugën drejt Bashkimit Europian.
 

“Është koha për të fituar edhe atë kohë që është humbur me pa të drejtë sepse nuk mund të pranojmë që të mos respektojmë kohën, ajo është më e çmuar dhe më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër sepse çdo minutë e humbur është një cenim i të gjithë interesave tuaja dhe të të gjithë të rinjve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nga Elbasani ne i ftojmë të gjithë politikanët që të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive sepse vendi ka nevojë për vendime të të rëndësishme, ka nevojë për përgjegjësi të përbashkëta në këto moment kur bota, Europa dhe rajoni janë të tronditur nga një krizë mjaft serioze ekonomike dhe financiare” ka theksuar Meta.
 

Meta i ka bërë apel politikës shqiptare tu përgjigjen aspiratave shqiptare, duke lënë mënjanë interesat partiake. “Në këto momente Shqipëria nuk duhet të penalizohet më tej për shkak të interesave të ngushta partiake të cilitdo. Ndaj LSI do të vazhdojë të përqendrojë të gjithë energjitë e saj në prioritetin madhor të përshpejtimit të integrimit europian të vendit sepse kjo është një aspiratë e të gjithë shqiptarëve, në radhë të parë aspirata e brezit të ri, e gjeneratave të ardhshme” shtoi ai.

Sipas Metës respektimi i rregullave nga shqiptarët pas liberalizimit të vizave tregoi se jemi qytetarë të denjë europianë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›