Francë, arrestohet kreu i ETA-s

Kreu i dyshuar i grupit separatist ETA, është arrestuar gjatë një operacionit policor në veriperëndim të Francës.
Rrjeti britanik BBC raporton se bëhet fjalë për Alejandro Zobaran Arriola.
Ai ishte një prej 4 të arrestuarve gjatë një operacioni të policisë franceze në kufi me Belgjikën.
Arriola, komentohej prej disa kohësh si shefi i ri ushtarak i ETA-s.
Organizata që kërkon pavarësinë e rajoneve Baske vepron që nga viti 1968 dhe akuzohet për rreth 800 vrasje.