Francë, ish-kryeministri Vilepin shpallet i pafajshëm

Një Gjykatë e Apelit në Francë ka shpallur të pafajshëm ish-kryeministrin, Dominik de Vilepin, nga akuzat për pjesëmarrje në fushatën që thuhet të ketë pasur për qëllim njollosjen e figurës së presidentit, Nikolas Sarkozi.
Gjykata e liroi nga këto akuza Vilepinin që vitin e kaluar, por prokurorët kërkuan në atë kohë një dënim prej 15 muajsh.
Rivali i Sarkozit, Vilepin, njihet për fjalimin e fuqishëm në Kombet e Bashkuara me të cilin, në vitin 2003, i kishte bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos ndërhyjnë në Irak.
Skandali gjashtë mujor, i njohur dhe si afera Klirstrim, vlerësohet të ketë humbur shanset e Vilepinit për të garuar për postin e presidentit në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.