Kryeministri turk Erdogan vizitë në Tunizi

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, po udhëton sot në Tunizi për të vazhduar turneun në shtetet arabe.
Udhëtimi i tij, i cili parashikon gjithashtu vizitat në Libi dhe Egjipt, thuhet se ka për qëllim përforcimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe shteteve arabe dhe rritjen e ndikimit të shtetit turk në rajon.
Të martën, Erdogan u tha ministrave të jashtëm të vendeve arabe se njohja e shtetit palestinez është detyrim.
Duke folur në selinë e Lidhjes Arabe në Kajro, Erdogan tha se "Palestina do të jetë në një situatë krejt ndryshe para fundit të vitit".