Kryeministri Berisha garanton pakete te re per uljen e taksave

Ne nje bashkebisedim me sipermarres dhe punonjes te industrisë me fason Kryeministri Berisha garantoi per mbeshtetje te vazhdueshme. Ai tha se politikat e taksave te Edi Ramës nuk kane te ardhme pasi shkatërrojnë biznesin
Nuk kish si te mos e shfrytezonte takimin e tij me biznesin per te shpjeguar se çfare do te thote taksa progresive që synon të sjellë opozita.
“Dy modele po përballen sot, modeli i taksës së ulët ose të 10-tave, dhe ai i taksës së lartë apo progresive. Taksa progresive do të thotë para shumë më pak për investitorin, para më pak për kompaninë, pamundësi për rritje pagash, pamundësi krijimi vendesh pune. Do të thotë shkurtim i vendeve të punës. Ndërsa me taksën e sheshtë barra fiskale shpërndahet në mënyrë të përgjithshme. Të mendosh që 5% e shqiptarëve do mbajnë Shqipërinë mbi supe është ide arkaike”, vuri në dukje Kryeministri.
Por nje investitor i huaj i merakosur per ndryshimin e taksave i drejtohet vete kreut të qeverisë i cili e garanton se politikat e Edi Rames nuk kane te ardhme.
Dhe siç është normale ne te tilla takime marrin përgjigje edhe shqetësimet konkrete te sipërmarrësve
Kryeministri i garantoi sipërmarrësit e punonjesit per mbeshtetje te metejshme duke premtuar se ne te ardhmen do te kete nje pakete tjeter per uljen e taksave.
“Taksat i kemi ulur, kjo nuk është paketa përfundimtare. Ne do synojmë paketë tjetër, besojmë tek liria ekonomike. Nuk ka asgjë më mirë se sa punësimi i qytetarëve kjo është arritja më e madhe e tregut”, garantoi Kryeministri, gjatë këtij bashkëbisedimi.